Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e Bujar Nasufit/ Hetimet zbulojnë shkaqet, kush fshihet pas ekzekutimit mafioz
Detaje të reja janë zbardhur sa i takon ekzekutimi të Bujar Nasufit në zonën e Selitës. Sipas burimeve një konflikt pronësie dyshohet se është shkaku i vrasjes, bëhet fjalë për truallin e banesës që dikur i përkiste babait të Nasufit, por ishte shitur tek familja Xhani, fqinjë të tyre. Megjithatë, dokumentacioni vijonte të rezultonte ende në emër të Nasufit. Në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi prej rreth 30 mijë eurosh iu kalua llogarisë së familjes Nasufi, duke ndezur një konflikt të hapur mes dy familjeve. Hetimet e deritanishme kanë çuar në identifikimin e dy personave që dyshohet se porositën atentatin: vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani. Ata akuzohen se urdhëruan eliminimin e 56-vjeçarit, i cili u ekzekutua me armë zjarri teksa...