Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta

Kuvendi ka miratuar programin e qeverisë me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Seanca e parashikuar të zgjaste rreth dy ditë, zgjati vetëm 25 minuta. Kjo gjë erdhi pas tensioneve dhe kundërshtimet e opozitës për të dëgjuar kryeministrin Rama, me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi që procesi të kalonte direkt në votim.