Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
800,000 protestues dalin në rrugë! Franca përballet me grevën më të madhe të viteve të fundit mes trazirave politike
Franca ndodhet në një valë të re tensioni social dhe politik, teksa sindikatat e mëdha kanë bashkuar forcat për të organizuar një nga grevat më masive të dekadës.Greva e sotme, që pritet të përfshijë rreth 800.000 protestues në gjithë vendin, është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj politikave shtrënguese dhe masave të kursimit të propozuara nga qeveria. Sindikatat kërkojnë nga kryeministri i ri, Sébastien Lecornu, të tërheqë paketën e re të buxhetit, e cila përfshin shkurtime në shërbimet publike, ngrirje të përfitimeve sociale dhe mungesë mbështetjeje për rritjen e pagave dhe pensioneve. Lecornu ka marrë postin vetëm pak ditë më parë, pas dorëheqjes së François Bayrou – i treti që largohet brenda një viti, mes përplasjeve të forta për politikën fiskale. Protesta kombëtare dhe paralizë infrastrukture...