Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Opozita bllokon Foltoren, nuk lejon kryeministrin të flasë, Peleshi mbyll seancën! Miratohet programi dhe kabineti i ri qeveritar
Seanca plenare, e cila ishte parashikuar të ishte maratonë, pasi kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisës, është mbyllur pas 30 minutash. Shkak është bërë opozita, e cila bllokoi Foltoren e Kuvendit, dhe nuk lejoi kreun e qeverisë që të fliste. Pas kësaj, kreyministri Rama u largua nga Foltorja, ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi kalimin në votim. Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, kaloi për votim projktvendimet për miratimin e programit politik dhe përbërjes së këshillit të ministrave. Peleshi: Kush është pro pogramit të qeverisë dhe përbërjes së minisitrave të tij? Hapet votimi…82 vota pro, zero kundër, zero abstenim. Vendimi miratohet, seanca mbyllet këtu, seanca tjetër miratohet./vizionplus.tv