Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin disiplinor ndaj prokurores së Korçës, zbardhet arsyeja

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin disiplinor ndaj prokurores së Korçës, zbardhet arsyeja

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor me iniciativë ndaj Anjeza Kalanxhi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shkelje të dispozitave, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave/prokurorisë dhe shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit që rezulton nga hetimi ose gjykimi, në proces ose i përfunduar. Në një njoftim zyrtar, ILD shprehet se në cilësinë e prokurores së çështjes, prokurorja Anjeza Kalanxhi është ankuar në ILD ndaj vendimmarrjes së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke nënshkruar me pozicionin që mban, si Drejtuese e Seksionit të Posaçëm dhe e dërguar për dijeni, bashkë me akte procedurale pjesë të dosjes, edhe tek disa institucioneve të tjera brenda dhe jashtë sistemit...