Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Miratohet mes debatesh programi i ri, Rama: Inovacioni dhe IA kuajt e betejës për Shqipërinë e BE-së
Ndryshe nga sa ishte parashikuar, sot në një seancë të mbushur me tension dhe debat mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 82 vota pro programin qeverisës për mandatin e katërt. E parashikuar për të zgjatur në një seancë maratonë prezantimi i ministres së Shtetit për Prokurimet, Diella, një entitet i inteligjencës artificiale (IA) shkaktoi debate në sallë.Para nisjes së debateve, Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij si folësi i parë i kësaj legjislature, u ndal te sfidat e mandatit të katërt dhe angazhimi i shumicës për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.“Ky mandat i ri është provimi ynë i madh i shtetit. Kohëzgjatja e këtij provimi përkon me kohëzgjatjen e planit ambicioz kombëtar për të ulur Shqipërinë në tryezën e familjes së...