Një rekord në jetën parlamentare shqiptare

Një rekord në jetën parlamentare shqiptare

Jeta parlamentare shqiptare ka shënuar një rekord: një program qeverisës është votuar në pak minuta, edhe pse duhej të zgjaste deri në 24 orë. Pra, seanca e Kuvendit ku pritej të diskutohej e debatohej programi qeverisë Rama 4, ka qenë vetëm një fragment politik, nga ai i zakonshmi dhe asgjë më shumë. Prej reagimeve të opozitës, nga ato që tashmë janë bërë rutinë, me bllokim seance, mazhoranca vendosi të kalojë menjëherë në votim. Tensioni nisi pasi kryeministri ia “dha fjalën” ministres digjitale Diella. Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë gjë duke vijuar ta cilësojnë Diellën si antikushtetuese. Më herët, Rama do thoshte në foltore: “Pakicës dua t’i them se nuk është puna jonë çfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe...