Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kuvendi miraton qeverinë e re “Rama 4” me 82 vota pro
Kuvendi miraton qeverinë e re “Rama 4” me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Mes tensioneve të opozitës, Kuvendi ka miratuar paraditen e sotme programin e qeverisës për katër vitet e ardhshme. Menjëherë pas fjalës së shkurtër të Kryeministrit Rama, deputetët e opozitës krijuan tensione në sallë dhe për këtë arsye seanca që ishte parashikuar të zgjaste rreth dy ditë, zgjati vetëm 25 minuta. Opozita bllokoi foltoren dhe diskutimet u mbyllën. Kështu, pas kundërshtive të opozitës për të dëgjuar fjalën e Ramës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi që procesi të kalonte direkt në votim. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi hodhi në votim programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të ministrave, i cili u miratua me 82 vota pro, ndërkohë...