Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu
Mazhoranca duket e qartë këtë sesion parlamentar. Nuk do të qëndrojë në seancat ku sipas tyre nuk zhvillohet debati normal. Kjo u konfirmuar edhe nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu. “Veprim demokratik i opozitës është të qëllojë duke fluturuar kushtetutat, duke shfaqur shenja dhune, verbale, madje dhe fizike, po ju them që ne nuk do jemi asnjëherë të gatshëm për të qenë të pranishëm në skena të dhunës parlamentare”, tha Gogu. Por a ishte ky skenar nga shumica për të mos debatuar për programin e qeverisë? Toni Gogu e mohon. “Skenari i mazhorancës ishte që të qëndronim deri në agimin e ditës së nesërme”, tha Gogu.