Letra që i shpëtoi kokën, çfarë i shkruajti Kadare privatisht Nexhmije Hoxhës, një ditë para se ta linçonin për “Dimrin”

Letra që i shpëtoi kokën, çfarë i shkruajti Kadare privatisht Nexhmije Hoxhës, një ditë para se ta linçonin për “Dimrin”

Në muajt e fundit të 2012-s pati një përplasje të ashpër publike mes shkrimtarit të njohur Ismail Kadare dhe Nexhmije Hoxhës. Pati edhe një proces gjyqësor mes të dyve për dorëshkrimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe” të cilin shkrimtari ia kërkonte Hoxhës, e cila tashmë nuk jeton më. Duke shkruar mbi këtë histori, DITA ka botuar, kohë më parë, nga arkiva një letër të rrallë që shkrimtari ia ka nisur  të vesë së diktatorit. Letra ka të bëjë pikërisht me romanin në fjalë. Letra është shkruar me shkrim dore dhe i është dërguar Nexhmije Hoxhës në prill 1973. DITA e konsideron këtë letër si letrën “që i shpëtoi kokën” dhe shpjegon rrethanat e dërgimit të saj: “Kadare ndodhej në mes të një problemi...