Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ndahet nga jeta Agim Molla, këngëtari i njohur shqiptar
Muzika shkodrane ka humbur një prej figurave të saj më të çmuara. U nda nga jeta Agim Molla, i njohur si një nga këngëtarët e fundit i ahengut shkodran dhe një nga mbrojtësit më të mëdhenj të kësaj traditë. Me një repertor të pasur prej mbi 350 këngësh, Molla ishte kthyer në simbol të gjallë të ahengut, duke e përcjellë me një zë të pastër e të fuqishëm, ashtu siç e kishte trashëguar brez pas brezi. Për të, ahengu nuk ishte vetëm muzikë, por vetë jeta e tij. Prej më shumë se 45 vitesh, Agim Molla ka qenë pjesë e pandarë e gëzimeve familjare të shkodranëve, duke i shoqëruar me muzikë e duke mbajtur gjallë një traditë që përbën identitetin kulturor të qytetit. Në intervisten...