Korça e viteve ’30: Kur karnavalet festoheshin me veshje kombëtare

Korça e viteve ’30: Kur karnavalet festoheshin me veshje kombëtare

Pamjet e mëposhtme, janë shkrepur nga dora e fotografit të shquar korçar, Vani Burda. Ato janë të nxjerra nga negativet e vetë autorit, të realizuara në ditë karnavalesh në qytetin e Korçës. Ajo që bën çudi janë fustanellat e veshura nga djem dhe vajza të reja. Tashmë kjo veshje nuk shihet më si e përditshme por si një suvenir i së shkuarës duke humbur shenjtërinë e dikurshme për shkak të adoptimit të modernes dhe duke marrë trajta me spontane. Vani Burda lindi në Korçë më 1875, në një familje me tradita në çështjen kombëtare, daja i tij ishte patrioti i njohur, Nikolla Naço -“kryeveterani i lëvizjes tonë në Rumani”- siç e quan atë poeti Lasgush Poradeci. Ungji e tërhoqi nipin (Vanin) në Rumani, ku në...