Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Teoritë konspirative! Çifti Macron do të paraqesë prova shkencore në gjykatë për të vërtetuar se Brigitte ka lindur femër
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, do të paraqesin dëshmi shkencore dhe fotografi personale në një gjykatë amerikane për të provuar se zonja Macron është biologjikisht femër. Ky veprim është pjesë e një padie për shpifje kundër influencueses konservatore amerikane Candace Owens, e cila ka pohuar publikisht dhe vazhdimisht se Brigitte Macron ka lindur si mashkull. Avokati i çiftit, Tom Clare, foli për këtë çështje në podcast-in e BBC-së “Fame Under Fire”, duke thënë se pretendimet janë “jashtëzakonisht fyese” për zonjën Macron dhe se ndikojnë edhe te presidenti, megjithëse ai përpiqet ta mbajë fokusin në detyrat e tij. Sipas avokatit, në gjykatë do të paraqiten dëshmi të ekspertëve shkencorë, si dhe fotografi dhe dokumente që tregojnë Brigitte Macron shtatzënë dhe gjatë rritjes...