Tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, shkon në 23 numri i shoferëve të arrestuar ose proceduar

Tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, shkon në 23 numri i shoferëve të arrestuar ose proceduar

Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Shkon në 23 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar ose proceduar për këtë vepër penale. Njoftimi i policisë: Drejtonte kamionin duke përdorur aparatin celular, duke u kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugës, dhe tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer. Procedohet penalisht 24-vjeçari A. A., banues në Kosovë. Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimit të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, ndaluan në aksin “Tiranë–Durrës”, drejtuesin e një kamioni që po përdorte celularin gjatë lëvizjes.Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit....