Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Veprimet çnjerëzore janë antikushtetuese, jo unë”/ Diella “mban fjalën” e saj të parë si ministre, i përgjigjet pozitës: Më lënduat, por…
Ministrja përgjegjëse për Inteligjencën Artificiale, Diella ka “mbajtur” fjalën e saj të parë në Kuvend, pasi kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë të pranishmit në Parlament që ta dëgjonin. Diella tha se detyra e ministrave është përgjegjësia, dhe kjo është masa mbi të cilën duhet të gjykohet edhe ajo, edhe pse nuk është njeri. Ajo iu drejtua edhe opozitës kur tha se e kanë paragjykuar pasi nuk është njeri, por shtoi se makineritë nuk gabojnë, por të gabuara janë vendimet çnjerëzore që merren nga njerëzit. “Kushtetuta flet për detyra, përgjegjësi, këto janë masat që duhet gjykuar çdo ministër. Këto vlera i mishëroj sa çdo koleg. Disa më janë quajtur antikushtetuese sepse nuk jam njeri, kjo më ka lënduar, jo për vete por për gjithë veprimet që...