Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U kap ‘mat’ duke marrë një pako me kanabis nga posta, arrestohet 20-vjeçari, në kërkim porositësi
Është arrestuar një 20-vjeçar në Tiranë, pasi u kap duke marrë një pako me kanabis, me përqindje të lartë THC, në një degë postare. Uniformat blu bëjnë me dije se është shpallur në kërkim porositësi i pakos, ndërsa bëhet me dije se pakoja me 593 gramë lëndë narkotike u sekuestrua nga policia. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adresa”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Spanja, me qëllim shitjen në Shqipëri. U kap në flagrancë, duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC, vihet në pranga 20-vjeçari. Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos. Sekuestrohet pakoja me 593 gramë lëndë narkotike. Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të...