Opozita bën zhurmuesin teksa Diella mban “fjalën”, Rama lë foltoren, ndërpritet seanca

Opozita bën zhurmuesin teksa Diella mban “fjalën”, Rama lë foltoren, ndërpritet seanca

Pasi kryeministri Edi Rama i la fjalën e tij “Diellës”, opozita ka refuzuar ta dëgjojë duke krijuar zhurmë në Kuvend, duke i rënë tavolinave. Kjo gjë ka bërë që Rama të ndërpresë fjalën dhe të ulet drejt vendit të tij, gjë që e paralajmëroi dhe në hyrje të fjalimit të tij. Pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu seancën për 5 minuta pushim. Top Channel