Robert Papa: Dosja ‘McGonigal’ do ta groposë përfundimisht Ramën, FBI di gjithçka për kryeministrin, nga takimet e…

Robert Papa: Dosja ‘McGonigal’ do ta groposë përfundimisht Ramën, FBI di gjithçka për kryeministrin, nga takimet e…

Gazetari i njohur, Robert Papa paralajmëron se dosja “McGonigal” është aq e rëndë dhe e thellë, sa nëse nuk e ka “groposur” tashmë kryeministrin Edi Rama, do ta bëjë në një moment të afërt. Në një analizë të tij, ai nënvizon se dokumentet e publikuara nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë në SHBA kanë konfirmuar një pjesë të madhe të atyre që ai kishte deklaruar prej kohësh: takime të përgjuara në Tiranë, Washington D.C. dhe New York, transaksione të dyshimta financiare dhe një dosje voluminoze prej afro 8 mijë faqesh, ku gjenden elementë që, sipas tij, lidhin drejtpërdrejt Ramën dhe rrethin e tij të ngushtë me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Papa shpjegon se procesi ligjor në SHBA nuk është aspak i thjeshtë,...