Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria rrezikon të mbetet pa port nga afera me Alabarin, kreu i NATO i “fik” shpresat Ramës për ndërtimin e Porto…
Ashtu siç e paralajmëroi vetë, kryeministri Edi Rama u takua dje në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në daljen e përbashkët para mediave, Rama e ngriti çështjen e portit të Porto Romanos, duke e paraqitur si projekt strategjik për Aleancën dhe duke kërkuar mbështetje politike e ushtarake për ndërtimin e tij. Ai deklaroi se Shqipëria është e interesuar për të diskutuar për hapat e mëtejshëm për të bërë të mundur ndërtimin e portit ushtarak të Porto Romanos. “Jemi për të rikonfirmuar gjithçka thatë dhe më shumë. Duam të bëjmë më shumë. Ne jemi duke lëshuar rilindjen e industrisë ushtarake. Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju mbi hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për ta bërë të mundur ndërtimin...