Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mos më dëboni, se më prishet martesa”, Gjykata nuk dëgjon lutjet e trafikantit shqiptar
Një trafikant shqiptar droge, i dënuar në Britaninë e Madhe, do të dëbohet nga vendi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Emigracionit, e cila përmbysi një vendim më të hershëm që i kishte lejuar të qëndronte për arsye familjare. Roland Matranxhi, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në qershor 2018 dhe më pas mori status të përkohshëm, u dënua në vitin 2023 me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Kurorës në Mançester, shkruan A2 CNN. Ai u shpall fajtor si pjesë e një bande që menaxhonte një fermë të madhe kanabisi në Bolton, ku policia gjeti sasi të konsiderueshme droge me vlerë mes 100 mijë dhe 200 mijë paundësh, 11 mijë paund para cash dhe shënime mbi kultivimin. Pas...