Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mori pakon e kanabisit nga posta, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adresa”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Spanja, me qëllim shitjen në Shqipëri. U kap në flagrancë, duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC, vihet në pranga 20-vjeçari. Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos. Sekuestrohet pakoja me 593 gramë lëndë narkotike. Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”. Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i...