Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gaza në kolaps, 4 sulme ajrore në orë. Shkakton zemërim ministri izraelit: Lufta paguhet vetë, zona si minierë ari
Qyteti i Gazës po mbahet nën një valë të re shkatërrimi: Forcat izraelite godasin deri në katër herë në orë lagjet më të populluara, ndërsa rrjeti i telefonisë dhe internetit është shembur, duke izoluar edhe më shumë pjesën më të goditur të botës. Sipas zyrtarëve ushtarakë izraelitë, operacionet synojnë të gjejnë dhe të neutralizojnë udhëheqësit e Hamasit. I njohur si “Fantazma”, Izz al-Din al-Haddad dyshohet se fshihet brenda labirintit të tuneleve të Gaza. “Do na duhen 2–3 muaj për të kontrolluar qytetin, dhe edhe më shumë për të kapur të gjithë terroristët”, tha një zyrtar i Kirya-s, selisë ushtarake në Tel Aviv. Kreu i shtabit Eyal Zamir paralajmëroi se për të “zhdukur ushtarakisht” Hamasin mund të duhen vite. Raportimet flasin për dhjetëra mijëra viktima. Hamasi njofton...