“Syri i natës”, operacion antidrogë në Peqin, 5 të arrestuar! Sekuestrohen armë dhe municion luftarak

“Syri i natës”, operacion antidrogë në Peqin, 5 të arrestuar! Sekuestrohen armë dhe municion luftarak

Policia e Peqinit ka finalizuar operacionin policor “Syri i natës” dhe ka vënë në pranga 5 persona, të cilët akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël. Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A. J. Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kontrollet në banesat e këtyre...