Vendi vakant në Kushtetuese, KED publikon rezultatet e vlerësimit për 6 kandidatë. Faza tjetër në Gjykatën e Lartë

Vendi vakant në Kushtetuese, KED publikon rezultatet e vlerësimit për 6 kandidatë. Faza tjetër në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procesin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se lista me rezultatet përfundimtare tashmë i është kaluar Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë mbi emërimin përfundimtar. Sipas njoftimit zyrtar, vlerësimi i kandidatëve është kryer mbi bazën e dokumentacionit të dorëzuar, kritereve ligjore dhe një procesi transparent dhe të detajuar verifikimi. Njoftimi: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidaturave për të cilët është vendosur lejimi për konkurimin në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill si...