Varka e parë elektrike në Evropë që transporton qytetarët në një lumë

Varka e parë elektrike në Evropë që transporton qytetarët në një lumë

Transporti publik në Evropë po bëhet gjithnjë e më i gjelbër, me tragete elektrike që po shfaqen nëpër qytete me porte dhe kanale. Pas Stokholmit dhe Kopenhagenit, këtë muaj edhe kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, ka prezantuar tragetin e tij kompakt elektrik, të quajtur Lašiša, që lundron mbi lumin historik Neris. Anija, e para e këtij lloji në Evropë, mund të transportojë deri në 32 pasagjerë dhe konsiderohet më ekonomike se mjetet e tjera elektrike që notojnë në sipërfaqe. Ajo lidh monumentet kulturore, zonat e biznesit dhe lagjet e banimit, duke i dhënë qytetit një formë të re lëvizshmërie. “Jemi shumë krenarë për këtë projekt, sepse askush tjetër nuk e ka bërë këtë në Evropë,” tha Loreta Levulytė-Staškevičienė, drejtoresha e kompanisë së transportit publik JUDU. Kryebashkiaku...