Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dy vëllezër porositën vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, autori u maskua si shpërndarës picash
Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ekzekutimin mafioz të bizensmenit Bujar Nasufi në janar të këtij viti. Grupi hetimor ka arritur të zbulojë se kush janë porositësit e vrasjes së biznesmenit 56-vjeçar i cili i ekzekutua në sy të gruas së tij në zonën e Selitës. Sipas grupit hetimor, bëhet fjalë për dy vëllezërit, Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët dyshohet se janë porositësit e vrasjes. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se motivi për ngjarjen e rëndë ka qënë përplasja që familja Xhani kishte me familjen Nasufi për shkak të një prone. Konkretisht, babai i Bujar Nasufit i kishte shitur një pronë familjes Xhani në zonën e Selitës. Trualli i banesës ishte ende në emër të Nasufit dhe në momentin e shpronësimit të...