Seanca maratonë e Kuvendit/ Rama prezanton programin, zbulohet rendi i ditës

Seanca maratonë e Kuvendit/ Rama prezanton programin, zbulohet rendi i ditës

Këtë të enjte në orën 10:00 në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohet një seancë plenare maratonë, ku do të prezantohet qeveria e re dhe programi qeverisës për mandatin e saj të katërt. Mbledhja është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili ka firmosur urdhrin numër 6, datë 16 shtator 2025, për zhvillimin e kësaj seance më 18 shtator. Në rendin e ditës parashikohet shqyrtimi dhe votimi i projektvendimit “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”, i cili do të miratohet me shumicë të thjeshtë votash, në bazë të nenit 97 të Kushtetutës dhe neneve 55 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit. Seanca pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës së premte, pasi çdo deputet ka në dispozicion...