Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Operacion antidrogë në Peqin. 5 të arrestuar, 1 procedim dhe 1 në kërkim
Policia e Peqinit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, finalizoi operacionin policor të koduar “Syri i natës”, pas një hetimi disa-javor me metoda proaktive. Gjatë operacionit u goditën veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat: u asgjësuan 112 bimë narkotike, të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë; u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta, sasi municioni luftarak, 1 armë gjahu, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe një targë automjeti. Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas: Qemal Kaseja, 67 vjeç, dhe Qazim Kaseja, 24 vjeç (babë...