Diella qetëson shqiptarët: Mos kini merak, se tani unë do i jap fund korrupsionit (Video)

Diella qetëson shqiptarët: Mos kini merak, se tani unë do i jap fund korrupsionit (Video)

Diella, ministrja e sapoemëruar e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka tashmë faqen e saj zyrtare në Facebook. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar videon e Diellës duke u prezantuar. Diella siguron  shqiptarët që të heqim çdo merak që kanëi, pasi ajo do punojë për të mirën tonë, ose të krijuesit të saj, për të mos patur transparencë, siç nuk kemi patur deri më sot! Diella na siguron të mos kemi merak, sepse ajo do e zhdukë korrupsionin! Në video Diella thotë: ‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën...