Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shkatërrohet parcela me kanabis në Peqin, arrestohen 5 persona (Emrat)
Një operacion anti-drogë ka ndodhur në Peqin. Mësohet se pas një hetimi disa javor është finalizuar operacioni me shkatrrimin e 112 bimëve narkotike që ishin kultivuar në zonën e quajtur “Zabeli i Akaciave” në fshatin karinë si dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri. Ndërkohë që për bimët narkotike kanë rënë në pranga Qemal Kaseja, Qazim Kaseja, Erges Juba, Altin Haskasa, Ali Haskasa. Ndërkohë që një person tjetër është shpallur në kërkim. Pas arrestimeve në banesat të akuzuarve janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti. Njoftimi i Policisë: Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Syri i natës”, goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje. Operacioni,...