Vendi vakant në Kushtetuese, ja renditja e 6 kandidatëve sipas pikëve të vlerësimit

Vendi vakant në Kushtetuese, ja renditja e 6 kandidatëve sipas pikëve të vlerësimit

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka publikuar rezultatet e kandidatëve që synojnë vakancën e Holta Zaçajt në Kushtetuese. Njoftimi: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidaturave për të cilët është vendosur lejimi për konkurimin në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill si dhe komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturave, bën publike rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve, sipas kësaj renditje: 1) Asim Vokshi   89.5   pikë;2) Naureda Llagami  89.3   pikë;3) Florjan Ballhysa  77.83 pikë;4) Alma Faskaj  77.77 pikë;5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;6)...