I pari në primare, por u la jashtë, Kadiu: Problemi nuk është Mesila, qëndron te besimi i pamerituar

I pari në primare, por u la jashtë, Kadiu: Problemi nuk është Mesila, qëndron te besimi i pamerituar

Melisa Doda dhe Hysen Kadiu TIRANË- Përçarja vijon të theksohet brenda opozitës! Pas vendimit të Mesila Dodës për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, një reagim ka ardhur edhe nga Hysen Kadiu, kandidati që doli i pari në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, por që u la jashtë listës nga kryedemokrati Sali Berisha. Sipas tij, ky veprim nuk është i papritur, pasi Doda dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë të njëjtin akt edhe në parlamentin e shkuar, duke votuar sipas interesit të tyre dhe të qeverisë, por jo në krah të demokratëve. Kadiu arsyeton se problemi nuk është Doda apo Idrizi, por besimi i pamerituar, tek vlerësimi dhe pozicionimi i tyre në lista të sigurta. "PD ka sot një deputet...