“Brigitte është grua”, Macron do ta vërtetojë me prova shkencore në gjykatë

“Brigitte është grua”, Macron do ta vërtetojë me prova shkencore në gjykatë

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, planifikojnë të dorëzojnë prova fotografike dhe shkencore në një gjykatë në SHBA për të dëshmuar se zonja Macron është grua, ka bërë të ditur avokati i tyre. Çifti presidencial ka paditur për shpifje influencuesen e krahut të djathtë, Candace Owens, e cila ka promovuar pretendimin se Brigitte Macron ka lindur mashkull. Ekipi ligjor i Owens ka paraqitur një kërkesë për hedhjen poshtë të padisë. Avokati i familjes Macron, Tom Clare, tha për BBC se zonja Macron e ka përjetuar këtë pretendim si “jashtëzakonisht shqetësues” dhe se sulmet ndaj familjes janë bërë një shpërqendrim i panevojshëm për presidentin francez. Ai shtoi se do të ketë “dëshmi shkencore nga ekspertë”, duke theksuar se Brigitte është e vendosur të...