Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare. Diskutimi në këtë seancë do të jetë me fokusin te programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi urdhëroi mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18 shtator, ora 10:00, për të shqyrtuar projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. Përmes këtij urdhri ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. Konferenca e Kryetarëve ra dakord që të zbatohet rregullorja dhe çdo deputet të flasë 10 minuta në seancën e sotme plenare. Gjatë kësaj seance maratonë, Kryeministri...