Prezantimi i programit dhe qeverisë së re, seanca maratonë pritet të zgjasë mbi 24 orë

Prezantimi i programit dhe qeverisë së re, seanca maratonë pritet të zgjasë mbi 24 orë

Kryeministri Edi Rama do të paraqesë sot në Kuvend programin e ri qeverisës për mandatin e katërt, në një seancë që nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë më shumë se 24 orë. Kjo është seanca e tretë plenare brenda kësaj jave. Sipas vendimit të marrë një ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve, çdo deputet do të ketë në dispozicion nga 10 minuta për të folur, çka e shton kohëzgjatjen e debatit në mënyrë të konsiderueshme. Pas fjalës së kryeministrit, foltorja i kalon opozitës, ku pritet të marrë fjalën Sali Berisha ose Gazment Bardhi, në varësi të vendimmarrjes brenda grupit. Rregullorja e Kuvendit parashikon që vetëm kryeministri dhe kreu i opozitës gëzojnë të drejtën të flasin pa kufizim kohe ose në barazi kohore...