Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
4 gola në 4 ndeshje, Thuram është lideri i vërtetë i Interit të Chivu
18 Shtator 2025 7:53 Alfred Lleshi Interi debutoi në Champions me fitore dhe lojë bindëse ndaj Ajax. Marcus Thuram ishte përsëri vendimtar, autor i dy golave me kokë, duke u konfirmuar si lideri ofensiv i zikaltërve dhe kryegolashënuesi i ekipit. Francezi, i kritikuar për mungesën e festës në derbin italian dhe buzëqeshjen me të vëllanë, Kephren, pas humbjes ndaj Juves, i mbylli polemikat me një tjetër paraqitje të shkëlqyer. 4 gola në 4 ndeshje, mes kampionatit dhe Champions-it. Cristian Chivu mund të buzëqeshë edhe për debutimin e Francesco Pio Espositos. Sulmuesi 18-vjeçar, titullar në vend të Lautaros, tregoi përkushtim dhe inteligjencë taktike, duke mos u tërhequr kurrë nga ndeshja. Në fund, trajneri e lavdëroi hapur: “Një burrë i vërtetë, për mënyrën si stërvitet dhe çfarë...