Shkarkimi i Veliajt, avokati: Standard i dyfishtë! Berisha nuk u paraqit në Kuvend për 6 muaj, por nuk iu hoq mandati

Shkarkimi i Veliajt, avokati: Standard i dyfishtë! Berisha nuk u paraqit në Kuvend për 6 muaj, por nuk iu hoq mandati

Avokati Romeo Kara komentoi për studion e ‘Ora e Fundit’ dosjen Veliaj dhe kërkesën e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij. Avokati tha se nëse çështja kalon në Gjykatë Kushtetuese, mund të pezullohet. Në fokus ai solli ‘precedentin Berisha’ i cili gjatë arrestit të shtëpisë nuk u paraqit në Kuvend. Avokati tha se ky është një standart i dyfishtë sepse edhe pse Berisha nuk u paraqit për 6 muaj, mandati nuk iu hoq. “Kemi një rast i cili duhet vlerësuar hap pas hapi, duhet të reagonte Këshilli Bashkiak për mungesën mbi 3 muaj. Duhet të mësojnë të jenë korrekt me ligjin, problemet partiake nuk mund të kapërcejnë ligjet. Nëse vendi ka ngelur bosh më shumë se 3 muaj duhet të ndërmerret iniciativa. Nëse goditet ky...