“Nëse doni luftë, e fillojmë”/ Fidel Kreka pjesë e grupit parlamentar të Mediut, “shpërthen” Ilir Vrenozi: Mos e ngatërroni me këto gjëra

“Nëse doni luftë, e fillojmë”/ Fidel Kreka pjesë e grupit parlamentar të Mediut, “shpërthen” Ilir Vrenozi: Mos e ngatërroni me këto gjëra

Deputeti i PD, Fidel Kreka, ka kaluar në grupin parlamentar të Partisë Republikane të Fatmir Mediut. Ky vendim duket se ka nxitur simpatizantin e demokratëve, Ilir Vrenozin, që të “shpërthejë” në rrjetet sociale, duke i kërkuar me urgjencë Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit që ta largojnë Fidel Krekën nga aty dhe ta rikthejnë te grupi parlamentar i PD. “Mbajini pak b*thët drejt me Fidel Krekën. Nëse doni luftë, e fillojmë luftën! Hiqe emrin e Fidel Krekës nga grupi parlamentar i kësaj. Unë e kam mik Fatmir Mediun, s’kam fare lidhje me këto gjëra. Unë dua Fidel Krekën. Fidel Krekën mos ma ngatërroni me grupe parlamentare, hajde këtu, ik aty. Jo! Lëre, ai është djalë i ri, sa ka hyrë në politikë. Mos e ngatërroni Fidel...