Merz: Kritikat ndaj Izraelit në Gjermani janë bërë pretekst për urrejtje ndaj hebrenjve

Merz: Kritikat ndaj Izraelit në Gjermani janë bërë pretekst për urrejtje ndaj hebrenjve

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të mërkurën se kritikat ndaj Izraelit po përdoren gjithnjë e më shumë në Gjermani si pretekst për të nxitur urrejtje ndaj hebrenjve. Duke folur në një ceremoni për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të Këshillit Qendror të Hebrenjve, Merz tha se antisemitizmi është bërë “më i zëshëm, më i hapur, më i pacipë dhe pothuajse çdo ditë më i dhunshëm” që nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 në Izrael, i cili e shkaktoi luftën në Gazë. Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “‘Kritika ndaj Izraelit’ dhe përmbysja më e vrazhdë e marrëdhënies viktimë-agresor po shndërrohet gjithnjë e më shumë në pretekst përmes të cilit përhapet helmi i...