“Çfarë do ky këtu?! Gjynah, dua t’i gjej një shtëpi”, Alibej: Vëllai ndihmoi në Holandë vrasësin e tij…

“Çfarë do ky këtu?! Gjynah, dua t’i gjej një shtëpi”, Alibej: Vëllai ndihmoi në Holandë vrasësin e tij…

Pas vrasjes së Endrit Alibejt, rrjeta e intrigave u përshkallëzua. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin. Alibejt u rrethuan nga armiq të panjohur…  Grupi Çapja në konflikt të hershëm me Suel Celën ja faturonin masakrën këtij të fundit.  Sipas Alibejt, ditën e varrimit të Endritit, Bledar Muça që ishte krahu i djathtë i Çapjave i tha se “Vetëm ai i bën këto masakra”. Pra, një intrigë që synonte të fuste në luftë Alibejtë me Suel Çelën.  Nga ana tjetër vëllezërit Çopja vijuan lojën e dyfishtë duke e lidhur Suelin me ngjarjen për shkak se Erjon Alibej kishte plagosur kushëririn e tij.  Vetë Suel Cela në një takim kokë me Erjon Alibejn, i jep atij emrat e saktë të vrasësve të vëllait.  “Nuk kisha ngacmime sepse edhe nga ana e Suelit, edhe nga ana familjes tjetër ishte diçka që ne e kishim mbyllur. Ishte konflikt i mbyllur gjithçka. Problemi ishte i mbyllur gjithçka, në lidhje me Xoni Rustën....