Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Britania “flirton” me presidentin / Trump “shpallet mbret” në Londër, mes pompozitetit dhe protestave
Vizita e dytë shtetërore dhe e paprecedentë e presidentit amerikan në Britaninë e Madhe nisi me pompozitet, por edhe protesta. Trump dhe bashkëshortja e tij Melania u mirëpritën nga mbreti Charles i III, mbretëresha Kamila, Princi William dhe princesha e Uellsit, Kate, në Kështjellën Winsdor teksa zbritën nga helikopteri Marine One. Ndërsa presidenti shtrëngoi duart me Mbretin, një përshëndetje me 41 te shtëna u dëgjua njëkohësisht nga gjashtë topa të epokës së Luftës së Parë Botërore në lëndinën lindore të kështjellës, ndërsa një shfaqje e ngjashme ndodhi në Kullën e Londrës, në qendër të kryeqytetit. Rreth 120 kuaj dhe 1,300 anëtarë të ushtrisë britanike morën pjesë në ceremoni, për të cilën, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar thonë se shënoi pritjen më të madhe ceremoniale ushtarake për një vizitë shtetërore në Britani që mbahet mend ndonjëherë. Çifti Trump dhe familja mbretërore u...