Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mungon Lautaro? Punë e madhe. SUPER Thuram i jep fitoren Interit në Holandë. PSG e nis aty ku e la (video)
Pas humbjes dramatike fundjavën e kaluar 4-3 në derbin ndaj Juventusit, Inter ka reaguar në mënyrën më të mirë, duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Ajax, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Champions League. Në minutën e 34-të, Thuram tërhiqet nga Baas nga fanella dhe arbitri jep të verdhë për lojtarin e Ajax dhe penallti për Inter. Ndërhyn VAR, anullohet penalltia, për një faull të mëparshëm gjatë aksionit. Megjithatë, nuk do të vononte shumë dhe zikaltërit do të gjenin golin. Në minutën e 42-të, Calhanoglu kroson nga këndi, Thuram dërgon me kokë topin në rrjetë. Në fillim të pjesës së dytë, përsëritet e njëjra skenë. Kroson Calhanoglu nga këndi, Thuram shënon sërish me kokë. Rezultati final, Ajax-Inter 0-2. SHIKOGOLAT PSG e ka nisur...