Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Fitore me “zemër” e Liverpool në frymën e fundit, Bayern nuk e llogarit Chelsea-n (video)
Liverpool ka fituar 3-2 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë në Champions League. Të kuqtë shënuan dy gola të shpejtë për 2 minuta brenda 6 minutave të para. Fillimisht në minutën e 4-të, Andy Robertson shënon nga goditja e dënimit, i ndihmuar edhe nga devijimi i murit mbrojtës të Atletico-s. Dy minuta më pas, Salah dyfishon shifrat. Egjiptiani futet bukur në zonë dhe pas merr një top nga Gravenberch e dërgon atë në rrjetë. Atletico ngushton shifrat në shtesën e pjesës së parë, një kombinim i bukur mes Raspadorit dhe Llorente, ky i fundit dërgon topin në rrjetën e Alisson. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për të kuqtë. Goli i barazimit për miqtë në pjesën e dytë do të vinte në minutën e 80-të....