“Altin Dumani është qelibar”/ Dash Sula: E vë dorën në zjarr, të tjerët janë zi nëse ai është i korruptuar

“Altin Dumani është qelibar”/ Dash Sula: E vë dorën në zjarr, të tjerët janë zi nëse ai është i korruptuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se Altin Dumani dhe disa prokurorë të tjerë të SPAK-ut janë të pakorruptuar.  Komentet Sula i bëri teksa ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se me Vettingun në drejtësi, shumë prokurorë dhe gjykatës janë larguar në mënyrë të padrejtë.  Sula shtoi gjithashtu se nëse në Shqipëri ka një institucion që ka më pak gjynahe nga të tjerët, atëherë ai sipas tij, është sistemi i drejtësisë.  “Nëse ka në Shqipëri me më pak gjynahe, është drejtësia. Por një pjesë e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë larguar nga sistemi i drejtësisë në mënyrë të padrejtë. Kolegu Bashkim Dedja u largua nga sistemi për shtëpinë e vëllait që paguante dritat në Golem.  Është burrë i ndershëm...