Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prapaskenat e shkarkimit të Veliajt, si e rrëzoi PS kërkesën e opozitës në Këshillin Bashkiak për mungesë 3 muaj në detyrë
Anëtarët socialistë pritet të dorëzojnë të martën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt. Në kërkesën e tyre, ata përdorin si argument faktin se Veliaj nuk është paraqitur në detyrë për një periudhë më shumë se 3-mujore. Por, në fakt, në fillim të muajit maj, këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Tiranë kërkuan shkarkimin e kryebashkiakut, duke përdorur ligjin ‘Për vetëqeverisjen vendore’ e pikërisht mungesën 3-mujore të Veliajt. PD kërkoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës më 12 maj, që sipas tyre ishte dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3 mujor të mosparaqitjes së pandërprerë në detyrë të Erion Veliaj. Por, kërkesa e tyre u rrëzua. Erion Veliaj qëndron në qeli që prej 10 shkurtit, kur...