Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Pogradec/ Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
                            Një ngjarje rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku është gjetur i rrëzuar në rrugë drejtuesi i një motori. Rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident rrugor apo me humbje të kontrollit nga vetë drejtuesi i motorit. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.