Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të bashkohet në dritën e luftërave dhe krizave, si dhe politikave proteksioniste të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se ish-liderja e CDU foli në një simpozium të Fondacionit Konrad Adenauer mbi Traktatin e Lisbonës dhe teksa shqyrtoi vështirësitë gjeopolitike për Evropën ne raport me Rusinë ose Kinën, Merkel tha se po mendon për atë që “një shtet anëtar i Bashkimit Evropian mund të arrijë” mbi këto çështje. “Ne të gjithë jemi, madje edhe Gjermania më e madhe ekonomikisht, krejtësisht të vetëm në fushë të hapur. Kjo është arsyeja pse Evropa është bërë më e rëndësishme nga sa mund të mendohet”, shtoi Merkel. Merkel tha gjithashtu se disavantazhi i Marrëveshjes...