Aksident në Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i një motori (Video)

Aksident në Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i një motori (Video)

Një aksident ndodhi këtë mbrëmje, ku një drejtues i një motori është gjendur në rrugë i rrëzuar. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.   Rrethanat mbeten ende të paqarta pasi nuk dihet nëse drejtuesi është rrëzuar apo është goditur nga ndonjë mjet.  Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi është çuar me urgjencë në spital ndërsa dyshohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Priten të tjera detaje në vijim.  Aksidenti ka ndodhur në kthesën e fshatit Starovë në Pogradec në aksin nacional Pogradec-Korçë.