Trondit Erjon Alibej: Kërkova ndihmë nga… vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

Trondit Erjon Alibej: Kërkova ndihmë nga… vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

Në më pak se tre vite, 16 të vrarë në atentate mafioze mes bandave të reja të Elbasanit. Nëntë nga një krah, shtatë nga tjetri.  Të gjithë njerëzit e asaj bote treguan se ishin njësoj… Tradhtonin pas shpine shokët e dikurshëm. Kështu nisi kjo luftë në masakrën e Bradasheshit.  “Vëllezërit Çopja, miq të hershëm tanët, ishin financuesit dhe urdhëruesit. Organizator ishte Mikael Qosja”.  Atentati i trefishtë dhjetorin e vitit 2018 ndaj Endrit Alibejt, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Durunay, ortaku më i ngushtë i Alibejve në trafikun e kokainës, ishte sinjali i një lufte ku intriga, pabesia dhe tradhtia do shoqëronin çdo kënd…. Një ngjarje që hapi kutinë e pandorës, nxorri në sipërfaqe bandat e reja, lidhjet politike dhe vrasësit e frikshëm që mbizotëronin qytetin.  “Hajdar Çopja kishte kontaktuar me Mikael Kamamin. Kel Kamami, ishte organizartori dhe ai që njihte çunat, Çunat ishin Talo Çela,...