Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
45-minutat e para: Liverpool dy gola për 2 minuta, spektakël në Bayern-Chelsea. PSG bën detyrën, Thuram nderon Interin
Janë mbyllur pjesët e para të katër supersfidave të mbrëmjes në Champions League. Në “Anfield”, Liverpool po udhëheq 2-1 ndaj Atletico Madridit, falë dy golave të shpejtë brenda 6 minutave të para. Fillimisht në minutën e 4-të, Andry Robertson shënon nga goditja e dënimit, i ndihmuar edhe nga devijimi i murit mbrojtës të Atletico-s. Dy minuta më pas, Salah dyfishon shifrat. Egjiptiani futet bukur në zonë dhe pas merr një top nga Gravenberch e dërgon atë në rrjetë. Atletico ngushton shifrat në shtesën e pjesës së parë, një kombinim i bukur mes Raspadorit dhe Llorente, ky i fundit dërgon topin në rrjetën e Alisson. SHIKOGOLAT Në “Parc des Princes”, PSG po udhëheq 2-0 ndaj Atalantës. Ishte Marquinhos ai që zhbllokoi shifrat pas tre minutash lojë....